KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafa kërkon llogari nga ShBA, Gjermania e Franca:  Ta sqarojnë a kanë kundërshti me Kurtin, i ndihmuan të vijë në pushtet
Politikë

Mustafa kërkon llogari nga ShBA, Gjermania e Franca:  Ta sqarojnë a kanë kundërshti me Kurtin, i ndihmuan të vijë në pushtet

Kosova News
Kosova News 11:18 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova 15 vjet më vonë, në 30 vjetorin e pavarësisë, mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe OKB-së, por dyshon se deri atëherë mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Për këtë ‘parashikim’ qysh tani meritat ia lë ShBA-së, por nuk heziton të kritikojë ndaj Washingtonit, Berlinit e Parisit që, sipas tij, e kanë ndihmuar Kurtin të vijë në pushtet.

“Pa të keqe duhet ta them se Kurti i ka marrë votat nga qytetarët që të kundërshtojë Perëndimin”, thotë Mustafa kur pyetet nëse po sheh përplasje mes Kurtit dhe qeverive perëndimore që po bëjnë presion për marrëveshje me Serbinë.

“Është përkrahur nga Gjermania, Franca por jo pak edhe nga ShBA për të ardhur në pushtet. Prandaj, vetëm këta e dinë tani se çfarë kanë dhe si qëndrojnë ndërmjet veti, a e kanë seriozisht apo po luajnë lojëra”.

Duke i komentuar përpjekjet e Perëndimit për një marrëveshje Kosovë-Serbi me anë të propozimit evropian, Mustafa thotë se plani do të qetësonte serbët në Veri, por jo edhe Serbinë nga qëllimet për ta minuar Kosovën.

Sidoqoftë, destinacionin final ku do të çojë kjo marrëveshje, Mustafa thotë se s’mund ta parashikojë meqë “derisa s’ke informata, je i verbër”. Por, këtu ai mund të shohë se marrëveshja e prezantuar në planin franko-gjerman do të prodhojë edhe marrëveshje të tjera, për të cilat thotë se Qeveria duhet t’i sqarojë.

Politikani Mustafa në një intervistë për Gazetën Express ka pranuar se qeverisjet në Kosovë, në faza të caktuara janë sjellë papërgjegjshëm, përfshirë edhe atë të Kurtit.

“Për fat të keq, qeverisja në cikle të caktuara është treguar joefektive dhe e papërgjegjshme. Edhe në ditën e sotme!”.

Ndonëse shpreson se vendit mund t’i hapet perspektiva e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në ku duhen evituar vetot ruse e kineze, ai përgjigjet me ironi kur pyetet si mund të ndodhë kjo.

“Ndoshta kanë ide Vjosa dhe Albini, të cilët çdo ditë po “luftojnë” me Rusinë”

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?