KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu: Radojçiqin e nxori Vuçiqi për ta shpërqendruar vëmendjen
Politikë

Musliu: Radojçiqin e nxori Vuçiqi për ta shpërqendruar vëmendjen

Kosova News
Kosova News 11:17 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Paraqitja e së martës përmes një videoje e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili është në listën e zezë amerikane, nga analisti i sigurisë Agim Musliu, po konsiderohet si një fragment i luftës hibride serbo-ruse. Musliu ka thënë se Radojçiq ka dalë në opinion nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të treguar se ai mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Të martën, Radojçiq, i njohur si një nga bosët e krimit në veri të Kosovës, u paraqit në një video në YouTube.

Ai tha se është në Kosovë ndërsa u shpreh se “më s’ka kthim prapa”.

“Adresimi i stilit të tillë padyshim që është bërë me miratimin e Aleksandar Vuçiqit. Përndryshe, pse fshihej deri sot ky kriminel? Kjo është pyetje retorike, por që vërtet e ka përgjigjen brenda”, ka thënë Musliu për KosovaPress. “Vuçiqi e ka nxjerrë Radoiçiqin në këtë kohë për ta rritur vlerën e vet dhe për ta shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit në mospërcaktimin e tij për t’i vënë sanksione Rusisë. Në fakt, kjo më së shumti i përshtatet luftës hibride të Vladimir Putinit, sepse çdo konflikt eventual në Ballkan, e shpërqendron vëmendjen e Perëndimit nga agresioni rus në Ukrainë”.

Sipas Musliut, tonet kërcënuese të Radojçiqit janë edhe për serbët në veri, “të cilët tashmë janë bërë të padëgjueshëm sa i përket thirrjeve të Serbisë për revolta”, raporton Koha.

“Një pjesë e madhe e serbë të komunave veriore të Republikës së Kosovës e kanë vërejtur se ata po përdoren nga strukturat kriminale në veri për interesa kriminale. Për fat të keq, këto struktura udhëhiqen dhe përpiqen të legjitimohen nga një parti parlamentare siç është Lista Serbe, nënkryetar I së cilës është krimineli Radojçiq”, ka përfunduar Musliu.

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Uta Ibrahimi bën histori: Gruaja e parë në Ballkan që ngjit 14 majat më të larta në botë

Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?