KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu për situatën në veri: KFOR-i të shqetësohet nga prezenca e bandave me maska, kjo situatë më së shumti i konvenon Putinit
Siguri

Musliu për situatën në veri: KFOR-i të shqetësohet nga prezenca e bandave me maska, kjo situatë më së shumti i konvenon Putinit

Kosova News
Kosova News 15:55 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata e mbrëmshme në veri të vendit është vazhdimësi e luftës hibride të cilën e udhëheq Rusia dhe Serbia, vlerëson kështu eksperti i sigurisë Agim Musliu. Sipas tij, shqetësuese është prezenca e bandave me maska dhe të armatosura në veri të vendit, për çka thotë se KFOR-i duhet të shqetësohet ndërsa institucionet e Kosovës të jenë aktive. Ai thotë se persona të tillë janë të gatshëm të ndezin konflikt në atë pjesë të Kosovës.

Musliu derisa komenton zhvillimet e fundit në veri, thekson se një situatë e tensionuar më së shumti i konvenon presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Kjo që kemi parë mbrëmë është një vazhdimësi e luftës hibride, të cilën e udhëheqin Rusia së bashku me patericën e saj në Ballkan, Serbinë nëpërmjet presidentit të Serbisë, kriminelit të luftës zotëri Vuçiq dhe është në vazhdimësi të saj për t’u ndaluar, për tu penguar, apo për të blerë kohë më tepër dhe për të përfituar më shumë nga ndërkombëtarët, apo më mirë të themi për të përfituar në kohë, dhe për të përfituar edhe në para, kinse shqiptarët po e pengojnë popullatën serbe në veri dhe janë të kërcënuar po nga shqiptarët. Sipas meje kjo situatë më së shumti i konvenon Putinit. Sepse ai dëshiron që të ndez edhe një vatër krize tjetër në Ballkan, për të penguar demokratizimin e Ballkanit, në fakt e ka të tërën luftën ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thotë Musliu për KosovaNews.

Ai thotë se situata në veri është e qetë derisa përmend rastet kur ajo do të mund të tensionohej.

“Janë disa momente, momenti i parë dhe mendoj që është kyç, i cili mund të shqetësojë më së shumti qytetarët serbë dhe institucionet e Kosovës, janë paraqitja e njerëzve me maska në veri të Kosovës, e që nuk është hera e parë. Por për këtë herë janë paraqitur edhe të armatosur në mes të ditës dhe ekziston mundësia që Rusia dhe Serbia në bashkëveprim t’i dërgojnë bandat e tyre të njohura që operojnë në territorin e Serbisë dhe Rusisë që të ndikojnë në destabilizimin e situatës në Kosovës. E kjo duhet t’i shqetësojë më së shumti serbët e veriut të Kosovës dhe të shtyjë edhe më aktive institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Megjithatë, eksperti i sigurisë vlerëson se qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen të qetë, e këtu thekson mbështetjen e forcave aleate të Kosovës.

“Pas 30 ditësh nuk do të ndërrojë asgjë sa i përket as sigurisë as implementimit të këtij vendimi të qeverisë, unë mendoj sepse nuk mund ta parashikoj, mund të ndryshojë situata, por sa i përket këtyre strukturave që gjenden në veri atëherë duhet që KFOR-i para se gjithash, pasi e ka mandatin e plotë për të vepruar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, KFOR-i duhet të shqetësohet për prezencën e këtyre njësive në veriun e Kosovës të këtyre njerëzve, këtyre bandave me maska që operojnë dhe që janë të gatshëm të ndezin konfliktin në këtë pjesë të vendit”, vlerëson ai.

Ndër të tjera, Agim Musliu u ka bërë thirrje medieve që të mos i kushtojnë rëndësi lajmeve të rrejshme që vijnë nga Serbia por t’u besojnë plotësisht deklarimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit serbë të pajisjen me dokumente të hyrje-daljeve me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi ka nisur të zbatohet nga ora 24:00 e së hënës ndërsa të dielën serbët kanë vendosur barrikada në pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm të shtyjnë për 30 ditë zbatimin e këtij vendimi nëse barrikadat largohen nga pikë kalimet kufitare.

Gjithashtu lexoni:

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?