KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së në komision tregon për çka i ka angazhuar Serbia strukturat ilegale
Siguri

​Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së në komision tregon për çka i ka angazhuar Serbia strukturat ilegale

Kosova News
Kosova News 13:25 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja e përgjithshme në vend është stabile. Ajo pas raportimit të drejtorit të këtij institucioni, Petrit Ajeti ka njoftuar se situata më e brishtë është në komunat veriore, ku Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se cak janë lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se në komisionin e sotëm janë njoftuar se Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal në raste tensioni.

Musliu: Gjendja e përgjithshme në vend është stabile

“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme në vend në përgjithësi është stabile. Situata më e brishtë në Republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të katër komunave në veri, për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia dhe aktiviteteve të shtuara të strukturave ilegale, grupeve kriminale dhe organizatave të ndryshme radikale. Fatkeqësisht Serbia, përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal me qëllim të tensionimit të situatës në Kosovë”, ka thënë ajo.

Musliu para mediave ka theksuar se investimet nga Serbia paraqesin kërcënim në rritje, pasi që me këtë po investojnë në grupet kriminale serbe në Kosovë.

Musliu: Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë

“Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë, por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtarë që ndikojnë në Kosovë. AKI bazuar në të dhënat për inteligjencë, sot raportoi para komisionit parlamentar për veprimtarinë e strukturave të Serbisë, që në muajin e ardhshëm niveli i kërcënimit nga Serbia mund të rritet kur e kemi parasysh mobilizimin e strukturave dhe mbrojtjes së Serbisë. Deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës, rritja e financimit dhe forcimi i strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja e individëve dhe grupeve të krimit të organizuar për të ushtruar aktivitetin e kontrabandës e ekonomisë joformale dhe pastaj kalimin e mallrave ilegale në kufi”, ka shtuar ajo.

Ajo ka ftuar institucionet që të jenë të vëmendshme dhe të përcjellin gjendjen në veri.

Musliu: Cak aktualisht janë pronat e shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut

“Cak aktualisht janë pronat e shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut, saktësisht lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve. Gjithashtu target janë edhe banesat në ndërtesa kolektive brenda qytetit të Mitrovicës së Veriut. Ndërtimet në katër komunat në veri të Kosovës janë pa leje dhe trendi i largimit të shqiptarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, përbën shqetësim edhe për AKI-në, edhe për ne si komision parlamentar”, ka përfunduar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

TAGGED: AKI, Ganimete MusliU, strukturat ilegale SERBE
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?