KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu: Aleksandar Arsenijeviqi, “opozitari” i Listës Serbe, u shperblye me banesë në Serbi nga Millan Radoiçiqi
Lajme

Musliu: Aleksandar Arsenijeviqi, “opozitari” i Listës Serbe, u shperblye me banesë në Serbi nga Millan Radoiçiqi

KosovaNewss
KosovaNewss 20:50 -21/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti për siguri, Agim Musliu, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve që lidhen me Aleksandar Arsenijeviqin – një emër i njohur në opinion si “aktivist civil” në veri të Kosovës, por që tanimë po del të ketë qenë pjesë e strukturave që veprojnë në shërbim të agjendave të Beogradit.

“Kur një ‘aktivist civil’ përfundon me banesë dhuratë nga krimi i organizuar dhe mbështetje nga struktura ilegale, nuk kemi të bëjmë me aktivizëm, por me infiltrime të qëllimshme për destabilizim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Musliu.

Sipas informacioneve të sigurisë, Arsenijeviqi, pas arratisjes së tij në Serbi, është strehuar në një banesë në qytetin Vrnjaçka Banja, e cila i është dhuruar nga Millan Radoiçiqi – figurë kyçe e krimit të organizuar dhe e lidhur me strukturat ilegale në veri të Kosovës. Kjo banesë konsiderohet një shpërblim për detyrat e kryera me sukses, në funksion të destabilizimit të situatës në Kosovë.

Edhe pse për një kohë të gjatë u paraqit si “opozitar” i Listës Serbe dhe aktivist i shoqërisë civile, në prapaskenë Arsenijeviqi luajti rol të drejtpërdrejtë në përpjekjet për destabilizim të veriut të Kosovës dhe minimin e autoritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Burime të afërta konfirmojnë se edhe aktualisht ai mbështetet financiarisht nga rrjete të jashtëligjshme që operojnë në këtë pjesë të vendit.

Në muajin qershor, Policia e Kosovës bastisi vilën e tij në fshatin Vallaq, ku u zbulua një arsenal i tërë armësh dhe pajisjesh ushtarake. Kjo vilë ishte ndërtuar nga kompania RAD 028, e cila gjendet në listën e zezë të SHBA-së. Zyrtarisht menaxhohet nga Radulle Steviq, por kontrollohet nga vetë Millan Radoiçiqi. Vila ishte më herët përdorur nga grupet ilegale “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” për vëzhgim dhe ndjekje të lëvizjeve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Ky rast hedh dritë mbi mënyrën se si Serbia, përmes figurave të infiltruar dhe të paraqitur si “aktivistë”, përpiqet të realizojë operacione destabilizuese në veri të Kosovës, duke i vënë në shërbim të propagandës dhe veprimeve ilegale kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

KosovaNewss 21/07/2025 21/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?