Futbollisti kosovar, Florent Muslija, nuk po ndalet së shënuari në Bundesligën 2 të Gjermanisë.
Mesfushori 24-vjeçar, shënoi golin e dytë për skuadrën e Paderbornit kundër skuadrës së Hamburgut, gol ky i cili i solli një pikë skuadrës së tij.
Muslija u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 73-të, ku barazoi shifrat në 2-2.
Ky ishte goli i nëntë i Florent Musilja me fanellen e Paderbornit këtë sezon