Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, ka shkruar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën.
“1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet. 2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit. 3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, këto i kanë thënë që nga dita e parë. “Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, tha ai.