Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, është deklaruar për media pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiu si kryetare e kuvendit, duke bërë kështu të dështojë konstituimi i këtij institucioni.
I pyetur nga gazetarët se a është qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje, ai thotë “jo”.
“Nuk është qëllimi ynë të shkojmë në zgjedhje, do të ishte opsioni i fundit për ne”, u shpreh ai.
“Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, shtoi ai.