KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati i reagon kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Caka ka “cektësi të njohurive ekonomike”
Ekonomi

Murati i reagon kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Caka ka “cektësi të njohurive ekonomike”

Kosova News
Kosova News 23:03 -12/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Nimani-Caka.

Nimani-Caka në një intervistë për emisionin “Tempus” në KTV, i ishte kundërpërgjigjur reagimeve të pushtetit ndaj vendimeve të Kushtetueses. Ajo tha se “pala humbëse gjithmonë reagon”.

E Murati në një postim në Facebook ka thënë se kryetarja e Kushtetueses ka një “cektësi të njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka, gjatë një interviste sonte, duke folur për natyrën e lëndëve që kanë shqyrtuar ata si gjykatës, e përmendi edhe togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, më shumë se njëherë. Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e “ekonomisë së tregut të lirë” apo “free market economy” në anglisht. Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka e cila me profesion është juriste. Mirëpo për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra “ekonominë e tregut të lirë”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka shkruar Murati.

Murati ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka “konfirmuar me vendimin për ta rrëzuar Ligjin për {mime Tavan” se nuk ka njohuritë bazike mbi koncepte të tilla ekonomike”.

“Në lidhje me rritjen e çmimeve, të përshkallëzuar pas luftës në Ukrainë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë të bërë kishte ardhur në përfundim se mbi gjysma e inflacionit vinte si rezultat i lakmisë korporative dhe rritjes së marzhave të fitimit, e jo si presion i kostos së lëndëve të para. Kjo konfirmohet edhe në rastin e Kosovës, ku shihet qartësisht rritje mbiproporcionale e profitit të realizuar të korporatave. Për të adresuar këtë anomali të shfaqur në treg, Qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar Ligjin për Çmime Tavan, i cili në raste të tilla të çrregullimeve, mundësonte kufizimin e marzhës së fitimit. Ligje e mekanizma të ngjashme kanë pothuajse të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian (kujtoni vendosjen e çmimit tavan për gazin natyror pas luftës në Ukrainë), e madje edhe një ekonomi si SHBA-ja që është në skaj të spektrit të konceptit të ekonomisë së tregut të lirë ka legjislacion që rregullon një gjë të tillë (vendosja e tavanit për çmimin e insulinës nga Administrata Biden). Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan, në emër të mbrojtjes së “ekonomisë së lirë të tregut””, tha Murati, që shtoi se pasojat e vendimit po vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot qytetarët.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 12/02/2024 12/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?