Ministri i Financave, Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguat ndaj shkrimit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, e cila ka thënë se për shkak të çmimeve të larta një shoqni është zhytur në borxhe, duke paraqitur një grafikon me mitërheqjet në Kosovë.
Murati ka pyetur se a ka mbetur dikush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa që t’i tregojë “redaktores së portaleve” se ku ka gabuar me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën?
“A ka mbetë najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën?
Komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro. Por sipas Hykmetes, vetëm mbitërheqjet e qytetarëve na qenkan 5.3 miliardë”, ka thënë Murati.
Sipas tij, këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë.
“Përndryshe, sipas raportit të fundit të BQK-së, shifra e saktë e huamarrjes me maturitet deri në 1 vit për ekonomitë familjare është 57 milionë euro”, shkruan ministri në reagimin e tij.


