KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati demanton mediat për pretendimet se janë humbur 100 mijë vende të punës për tre muaj
Ekonomi

Murati demanton mediat për pretendimet se janë humbur 100 mijë vende të punës për tre muaj

KosovaNewss
KosovaNewss 18:48 -19/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj disa portaleve  të cilat, sipas tij kanë publikuar lajme se gjoja paskemi 100 vende pune më paj vetëm për tre muaj, të cilat janë thirruur në raportin tremujor të trustit. Murati ka thënë se të pretendohet se një shtet ka humbur 1/4 e vendeve të punës nga një keqlexim dhe krahasim i gabuar i periudhave të ndryshme, është absurditet i llojit të vet. Ai ka thënë se një keqlexim i tillë shpërfaq ose tendencë për të prodhuar lajme të rreme, ose mungesë të frikshme të njohurive për konceptet bazike të ekonomisë dhe statistikave

“Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Disa portale paskan publikuar lajme se si gjoja paskemi 100 mijë vende pune më pak në vetëm 3 muaj (TM4 2022 vs TM1 2023), duke u thirrur në raportin tremujor të Trustit.

Të pretendohet se një shtet ka humbur 1/4 e vendeve të punës nga një keqlexim dhe krahasim i gabuar i periudhave të ndryshme, është absurditet i llojit të vet.

Një keqlexim i tillë shpërfaq ose tendencë për të prodhuar lajme të rreme, ose mungesë të frikshme të njohurive për konceptet bazike të ekonomisë dhe statistikave.

Së pari, raportet e Trustit, nuk tregojnë numrin e të punësuarve domosdo, por vetëm numrin e atyre llogarive që kanë pranuar kontribute përgjatë periudhës së raportimit.

Së dyti, e kjo është më e rëndësishmja, po krahasohet numri i llogarive që kanë pranuar kontribute në 3 MUAJT e parë të vitit 2023 me numrin e llogarive që kanë pranuar kontribute në 12 MUAJT e vitit 2022”, ka thënë Murati.

Sipas tij, patjetër që do të ketë dallim, sepse po krahasohen 3 muaj me 12 muaj.

“Gjatë periudhës 12-mujore, ka shumë të punësuar që hyjnë e dalin nga tregu i punës, por që në kumulativ, secili që ka kontribuar së paku 1 muaj në Trust, njihet si llogari aktive. Prandaj në tremujorin e fundit të vitit ka çdoherë më shumë llogari aktive sesa në cilindo nga tremujorët tjerë përgjatë vitit vijues (përjashto ndoshta periudhat kur ka zgjedhje dhe angazhohen mijëra vëzhgues).

Krahasimi i saktë i periudhave të njëjta për të dyja vitet (ashtu si do duhej), e dëshmon që lajmet e prodhuara nëpër këto portale janë të pavërteta.

TM1 2023 vs TM1 2022 -> +13,473 llogari aktive

TM4 2022 vs TM4 2021 -> +9,273 llogari aktive

Shifrat mund t’i shihni edhe vetë në tabelat më poshtë”, përfundon ministri Murati.

Gjithashtu lexoni:

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

KosovaNewss 19/06/2023 19/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij
15:32 -16/06/2026
Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
15:25 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?