KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Mujku: 11 vjeçares së dhunuar i ofruam të gjitha shërbimet e mundshme
Siguri

​Mujku: 11 vjeçares së dhunuar i ofruam të gjitha shërbimet e mundshme

Kosova News
Kosova News 10:57 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku deklaron se janë duke u ofruar të gjitha shërbimet sociale për të miturën e dhunuar seksualisht. Për 11 vjeçaren dhe të miturit të cilët janë në mesin e pesë personave që dyshohet se keqpërdoren atë për shtatë orë, ai shton se është themeluar ekipi punues për të ofruar përkrahjen. Veç tjerash, ai thekson se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të dhunimeve seksuale në kryeqytet. Po ashtu, Mujku njofton se ky vit shënon edhe rritje prej 22 për qind të rasteve të dhunës në familje.

Në intervistën për KosovaPress, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë tregon se janë në përkrahje të miturës 11 vjeçare, e cila një javë më parë u dhunua seksualisht.

“Ne si Qendër për Punë Sociale kemi reaguar prej minutës së parë, kemi qenë në përkrahje të viktimës, kemi caktuar një menaxher të rastit. Kemi themeluar edhe një ekip punues dhe jemi duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme për vajzën në fjalë dhe jo vetëm për të, por edhe për familjen dhe për rrethin dhe të gjithë ata që janë të involvuar në rast, sepse ne si Qendër për Punë Sociale përveç se ofrojmë shërbime për viktimën, ne duhet të merremi edhe me të miturit e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij dhunimi”, deklaron ai.

Ky nuk është rasti i vetëm në kryeqytet i dhunimit seksual. Mujku tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të tilla.

“Dhunimi seksual është një prej formave më të rënda të punës që po merremi. Me theks të veçantë nëse flasim për të miturit dhe të miturat. Sepse, dhuna seksuale sot nuk po ndodh vetëm në mes gjinive të ndryshme, por edhe mes gjinive të njëjta. Po ndodh në rrugë, në lokale, motele, po ndodhë rreth shkollave, në familje në formë të incestit… Gjatë vitit të kaluar ne kemi trajtuar 10 raste dhe për këtë vit ende raportet jemi duke i prodhuar, sepse këto raste mund të ndodhin brenda një muaji 2-3 raste, disa muaj nuk ke asnjë”, tregon ai.

Përveç dhunimeve seksuale, rritje kanë shënuar edhe rastet e dhunës në familje.

“Kemi një rritje prej 20 deri në 22 për qind të rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar ne si Prishtinë kemi trajtuar 229 raste të dhunës në familje, kurse gjatë këtij viti numri ka arritur në 160. Qysh në shtatë mujorin e parë dhe nëse vazhdohet me këtë trend atëherë deri në fundvit mund të kemi 280 apo 290 raste të dhunës në familje. Çfarë është një shqetësim tepër i madh për të gjithë neve”, tregon ai për KosovaPress.

Qendra për Punë Sociale tash e disa muaj është duke pranuar kërkesa për pagesën e qirave të cilat nuk kanë strehë.

“Ne si Komunë e Prishtinës kemi filluar tash e saj muaj që të investojmë edhe në pagesën e qirave për rastet e dhunës në familje, të cilat nuk kanë strehë dhe i plotësojnë kriteret që i kemi paraparë, në mënyrë që asnjëherë më të mos themi që viktima detyrohet të rikthehet prapë te ushtruesi i dhunës. Dhe kjo po funksionon mirë, edhe pse numri i rasteve që kanë përfituar është ende në proces, por e kemi mundësinë dhe kemi të hapur që rastet e para vetëm të përfitojnë nga përkrahja të cilën ne do e japim”, shprehet Mujku.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale thekson se është e nevojshme që të ketë numër më të madh të stafit, për shkak të numrit të madh të rasteve që trajtojnë.

11 vjeçarja nga Prishtina, dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona. Të njëjtit janë në paraburgim prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

TAGGED: dhunimi i 11 vjeçares
Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?