KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja: Zgjedhjet nuk do të mbahen në stacionet e policisë
Politikë

Muja: Zgjedhjet nuk do të mbahen në stacionet e policisë

Kosova News
Kosova News 22:10 -17/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Kosovës nuk do të mbahen në stacionet e policisë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Muja ka listuar disa nga pikat e votimit.

“I kam 18 pika të votimit të cilat edhe sot i vizitova. Nuk mbahen në stacionet e policisë. Nuk ka zgjedhje në stacion të policisë”, tha ai.

“Në Leposaviq, në Serbovc, Soqanicë, këto janë vendbanimet më të mëdha, në Zveçan në një kontejner, po ashtu do të ketë 3 qendra të votimit të 3 vendbanimet të mëdha ku ka votues në komunën e Sveçanit”.

Pos këtyre vendvotimeve, Muja ka thënë se në Mitrovicën veriore, zgjedhjet  do të mbahen në Lagjen e Boshnjakëve, në Lagjen 7 shtatori, në Kodrën e Minatorëve.

“Në shkollë, një vendvotim që ka qenë Shën Sava, për shkak të kushteve inekzistene nuk ka mundur të përdoret shkolla, megjithatë janë 2 shkolla dhe 1 qendër mobile kontejner që do të mbahen zgjedhjet”, tha ai.

Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Fillimisht ishin parashikuar që të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Vjosa Osmani për 23 prill edhe për shkak të situatës së tensionuar dhe barrikadave që i ngritën nga grupe të dyshuara kriminale.

Gjithashtu lexoni:

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

Kosova News 17/04/2023 17/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur bashkëlojtarët e tij
16:44 -30/06/2025
DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve
16:41 -30/06/2025
Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026”
16:32 -30/06/2025
Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
16:26 -30/06/2025
Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën
16:22 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?