KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja i reagon Dreshajt: opozita po saboton Komisionin hetimor që është themeluar me kërkesë të tyre
Politikë

Muja i reagon Dreshajt: opozita po saboton Komisionin hetimor që është themeluar me kërkesë të tyre

Kosova News
Kosova News 22:45 -29/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, që të hënën u ankua se VV-ja ka tentuar të bëjë puç ndaj Komisionit Parlamentar për Subvencionimin e Teksteve Shkollore, ku Dreshaj është kryesues.

Muja i tha Dreshajt në Facebook se shumica e bën kuorumin dhe çdo sabotim, derisa e akuzoi për ikje nga përgjegjësia.

“Z. Shemsedin Dreshaj e ke detyrim ligjor të paraqitesh në Komision deri në përfundim të sesionit pranveror [31 korrik 2024]. Shumica e bën kuorumin dhe eja puno. Çdo sabotim vendim arbitrar dhe ikje nga përgjegjësia do t’i referohet Seancës, siç e kemi bërë edhe sot”, ka thënë Muja.

Dreshaj është ankuar se në Komisionin për tekstet, opozita e ka zgjedhur një kryesues dhe një nënkryetar, duke u shprehur se nëpërmjet kësaj u tentua fshehja e manipulimit me tekste shkollore. E, Muja ka shtuar se me mungesën e deputetëve opozitarë në këtë komision hetimor, po nënkuptohet që “opozita nuk e ka ditur çfarë po kërkon”.

“Si përfundim, unë nuk e di pse opozita po saboton Komisionin hetimor që është themeluar me kërkesë të tyre. Të gjitha provat dhe dëshmitarët e tyre janë dëgjuar. Në përmbushje të mandatit, planit të punës dhe planit kohor të intervistimit, shumica do të paraqitet çdo ditë deri në përfundim të sesionit pranveror të Kuvendit [31 korrik 2024]. Është përshtypje imja, lehtësisht e verifikuar nga [mos] prezenca e deputetëve në Komision, që opozita nuk ka ditur çfarë po kërkon me këtë komision hetimor, në mungesë të ideve, kanë filluar të sabotojnë me mos prezencë. Ne kemi marrë këtë mandat nga Kuvendi, e kemi për detyrë të jemi prezent dhe të paraqesim raport para Seancës së Kuvendit”, ka theksuar Muja.

Gjithashtu lexoni:

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Kosova News 29/07/2024 29/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh
19:04 -26/06/2025
Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu janë pajtuar që lufta në Gaza të përfundojë brenda dy javësh
18:25 -26/06/2025
Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës
18:17 -26/06/2025
Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës
16:38 -26/06/2025
Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit
16:32 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?