KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muhamet Musliu dënohet me 1 vit burgim me kusht për nxitje të përçarjes fetare
Siguri

Muhamet Musliu dënohet me 1 vit burgim me kusht për nxitje të përçarjes fetare

Kosova News
Kosova News 13:42 -19/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata ka dënuar me një vit burgim me kusht Muhamet Musliun, i cili akuzohej nga Prokuroria Speciale për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve fetare.

Musliu ka pranuar fajësinë dhe ka lidhur marrëveshje për pranimin e saj me Prokurorinë Speciale. Ai akuzohej se përmes rrjetit social Facebook ka shpërndarë narrativa ekstremiste, përfshirë edhe ato të ngjashme me propagandën e ISIS-it, duke bërë thirrje për dhunë ndaj hebrenjve dhe të krishterëve.

Në seancën gjyqësore, prokurorja Fikrije Fejzullahu propozoi që Musliu të dënohej me një vit burgim me kusht, nëse nuk kryen vepër tjetër penale. Edhe avokati i tij, Visar Rrecaj, e mbështeti marrëveshjen, duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, pasi – sipas tij – nuk ekzistonin më kushte ligjore për mbajtjen e Musliut në paraburgim.

Gjyqtari Vesel Ismaili e aprovoi marrëveshjen, duke theksuar se janë plotësuar kriteret ligjore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Ndërkohë, më 14 gusht Prokuroria Speciale kishte njoftuar për arrestimin e Musliut dhe të një personi tjetër me inicialet A.B. Të dy akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur urrejtje mes grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstremiste.

Sipas aktakuzës, A.B. nga viti 2019 deri më 22 maj 2025, përmes profilit të tij në Facebook me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, duke bërë thirrje për respektim të ligjeve të Sheriatit, kundërshtim të sistemit demokratik dhe bashkim me luftën për xhihad.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Kosova News 19/08/2025 19/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?