10 anëtarët e Këshillit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po kërkojnë që Kuvendi të mblidhet brenda 8 ditëve vetëm për një pikë të rendit të ditës.
Ajo është shkarkimi i kryetarit të AShAK-ut, Mehmet Krajës, pasi ky i fundit publikoi një analizë në emër të institucionit, që kolegëve të tij nuk iu pëlqeu aspak.
Punimi pre 40 faqesh po thuhet se nuk mori dritën jeshile nga seksionet e brendshme, meqë kishte mospajtime edhe në përmbajtjen e tij.
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, në Info Magazine të Klan Kosovës, foli pak edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, plani evropian e shtynë Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, derisa sipas tij, për asociacionin nuk duhet frikësuar.


