Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për fëmijëve e moshës nga 5 deri në 11 vjeç, ka marr vendimin për vaksinim kundër COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së bërë në Facebook, thuhet se dozat janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vaksinimi mund të filloj që tani në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër komunat e Kosovës.
“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, grupmoshat 60+ vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë të vaksinës.
Postimi i plotë i MSH-së:
Njoftim rreth vaksinimit të fëmijëve kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë i njofton prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19.
Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.
Për rikujtim:
• Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.
• Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
• Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e parë dhe dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.