KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë
Politikë

MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë

Kosova News
Kosova News 23:23 -05/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklarime të kundërta janë dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, në lidhje me vërejtjen me shkrim që i është shqiptuar këtij të fundit nga Ministria.

MPJD ka hedhur poshtë arsyet e Haxhollit për vërejtjen me shkrim ndaj tij, duke deklaruar se masa disiplinore i është shqiptuar duke mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe ka rezultuar pas përsëritjes të së njëjtës shkelje tre herë radhazi brenda tre muajve.

“Përkundër paralajmërimeve, takimeve dhe vetë zotimit nga ana e tij, Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata dhe qëndrime publike, të cilat as nuk kanë qenë të koordinuara me Ministrinë e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe as nuk kishin aprovim paraprak”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Kallxo.com.

Si pasojë, Ministria ka bërë të ditur se veprimet e lartpërmendura bien ndesh me detyrat dhe përgjegjësitë e punës në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ashtu si edhe me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Përndryshe, Haxholli më 04.07.2024 deklaroi në Facebook se kjo ishte vërejtja e parë në përvojën e tij profesionale dhe institucionale.

Sipas tij, këtë vërejtje e ka marrë për reagimet dhe deklarimet e vazhdueshme “në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror”.

Në anën tjetër, Ministria shkruan se për deklarimet e tij për të cilat ka marrë vërejtje, më 02.06.2024, Haxholli është thirrur në një takim raportues/sqarues me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Muçaj.

Sipas Ministrisë, Haxhollit i është tërhequr vërejtja se “deklarime të tilla përderisa është diplomat i Republikës së Kosovës nuk mund të bëjë në raport me shtetin e Serbisë pa u koordinuar dhe pa marr aprovim paraprak nga ana e MPJD-së”.

Referuar përgjigjeve të Ministrisë, në të njëjtin takim Haxholli është zotuar se kjo qasje e komunikimit me publikun do të ndërpritet nga ana e tij.

Ministria thotë se Haxholli më 03.06.2024 ka shkruar email, ku ndër të tjera thotë: “… i gjithë interesimi i mediave në drejtim timin për zhvillimet në Serbi, do t’i përcillet me automatizëm MPJD-së, për menaxhim dhe aprovim”.

Megjithatë, sipas Ministrisë, të njëjtat gjëra Haxholli i ka përsëritur, pavarësisht paralajmërimeve.

Për më tepër, MPJD thotë se Haxhollit i është dërguar arsyetimi i plotë i masës disiplinore dhe ai ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nëse konsideron shkeljen e drejtave të tij.

Haxholli një ditë më parë (04.07.2024) tha se në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtjesor, vërejtjen ndaj tij e dokumente/dëshmi shoqëruese, postimet e tij, do t’i mbajë si referencë dhe rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimojë juridikisht.

Përveç saj, Haxholli ka shtuar se përderisa në Serbi bëhet garë se kush prononcohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hierarkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt deklarimet e tij kanë rënë ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së.

Haxholli kishte falënderuar në mënyrë ironike MPJD-në duke thënë që së paku përmes vërejtjes njohën punën e tij, pasi që sipas tij në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese do të befasohej vetëm nga një mirënjohje a vlerësim. /Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Kosova News 05/07/2024 05/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë
15:56 -23/06/2025
KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese
15:32 -23/06/2025
Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta
15:06 -23/06/2025
Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
14:33 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?