KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi
Siguri

MPJD: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

Kosova News
Kosova News 16:01 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë.

Për sa i përket deklarimeve publike të Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona,  që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili  ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Ndërsa më poshtë gjeni përditësimin me informata për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti.

Këto informata janë për datat 10 -13 shkurt 2023:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, është kontaktuar ditën e premte (10 shkurt) nga dy studente nga Kosova, të cilat kanë njoftuar se gjenden në qytetin Adana. Gjatë komunikimit me stafin e Ambasadës, studentet kanë konfirmuar se janë të vendosura në konviktin universitar dhe se janë mirë me shëndet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara po vazhdon komunikimin me të dy studentet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që të realizoj kthimin e tyre në Kosovë.

Me datë 13 shkurt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është kontaktuar nga një familje nga Kosova që ka arritur të largohet nga qyteti Gaziantep në Ankara, dhe ka nevojë për fletë udhëtime për tu kthyer në Kosovë.

Në pasditen e së hënës(13 shkurt), pas komunikimit sërishëm me ambasadën, familja kanë deklaruar se  do të vendosin brenda dy ditësh se a do të udhëtojnë për Kosovë dhe rrjedhimisht të vazhdohet me përgatitjen e fletudhëtimeve.

Në numrat emergjent të Ambasadës janë lajmëruar edhe qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët kanë dhënë informata se janë të sigurt dhe se nuk janë prekur nga tërmeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, janë vënë në gjendje gatishmërie për t’u ofruar ndihmë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në zonat e goditura nga tërmeti.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?