KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD-ja konfirmon arrestim në Serbi, kërkon reagim nga Bashkësia Ndërkombëtare
Siguri

MPJD-ja konfirmon arrestim në Serbi, kërkon reagim nga Bashkësia Ndërkombëtare

KosovaNewss
KosovaNewss 19:16 -25/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë dhe ka theksuar se po ndërmerr të gjitha veprimet për ndriçimin e rrethanave të rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

Sipas komunikatës së MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dërguar kërkesë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale të personit të arrestuar dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës ka njoftuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra.

MPJD ka dërguar gjithashtu notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, për të siguruar angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet,” thuhet në komunikatën e MPJD-së.

MPJD rithekson angazhimin e saj të plotë dhe të pandërprerë për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit dhe siguron se opinioni publik do të informohet me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha zhvillimet.

Ministria i bën thirrje gjithashtu Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se praktikat e tyre vazhdojnë të keqtrajtojnë dhe intimidosin shtetasit e Kosovës, duke cenuar normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

KosovaNewss 25/11/2025 25/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
I arrestuari për krime lufte është vëllai i drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit
19:47 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së
19:24 -24/07/2026
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
19:19 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?