KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarët e MPB-së flasin për situatën aktuale: Tri incidente në veri të lidhura me targat RKS
Siguri

Zyrtarët e MPB-së flasin për situatën aktuale: Tri incidente në veri të lidhura me targat RKS

Kosova News
Kosova News 14:15 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme tha se që nga 1 shtatori, në veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo të pronës së qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, tha Fetoshi.

Ajo shtoi se deri më tani janë riregjistruar 20 vetura, përfshirë edhe një veturë që u dogj më 26 tetor në veri të Kosovës.

- Reklamë -

Sipas MPB-së, një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, që konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetarit serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo, pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij, dhe po ashtu një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit të veturës, mbrëmë iu dogj vetura.

Kjo ministri fajësoi “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente, pa specifikuar se për cilat grupe bëhet fjalë.

“Këto grupe ilegale ekstremiste tashmë nuk kufizohen vetëm në shkelje të sovranitetit në veri, por ata shtypin qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme”, tha në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Fetoshi nga MPB.

Për djegiet e pronave të serbëve që po i riregjistrojnë makinat e tyre, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajin ua ka lënë “strukturave ilegale”.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 27 tetor, Osmani tha se serbët po “frikësohen” në mënyrë që të mos i marrin targat RKS.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë që po respektojnë dhe zbatojnë ligjet, që po i ndërrojnë targat, si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë dhe makinat. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, tha Osmani.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë në veri të Kosovës, mund të riregjistrojnë veturat e tyre në RKS. Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 31 tetorit këto makina nuk do të mund të qarkullojnë e as të kalojnë kufirin. Por, nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe nga Serbia më 27 tetor kanë paralajmëruar për barrikada nëse Kosova konfiskon makinat apo targat e serbëve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?