Shirat e dendur dhe moti i ligë shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në të gjithë Italinë veriore.
Në atë qendrore, zjarrfikësve u detyruan të ndërhynin në mbi 100 incidente të shkaktuara nga uji.
Por nuk është raportuar për viktima apo të lënduar nga fatkeqësia natyrore.
Niveli i lartë i reshjeve bëri që shumë mbeturina të dalin mbi sipërfaqe në Blevio, pasi lumi lokal doli nga shtrati, duke shkatërruar porte e mure godina.
Autoriteteve në Venecia iu desh ta ngrinin barrierën Mosé për ta bllokuar qarkullimin e ujit.
E meteorologët parashikojnë reshje të vazhdueshme shiu dhe bubullima, të shoqëruara me breshër e erëra të forta.


