Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), ndryshe nga një ditë më parë, për të martën, parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 e 24 gradë celsius. Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.


