Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njoftoi se të hënën do të mbajë me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
IHK-ja ka publikuar raportin edhe për ditët e tjera të javës.