Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me dje, pra do të jetë me diell dhe vranësira.
Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.
Sipas IHK, pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.