Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së hënës do të mbajë i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 5 dhe 8 gradë.
Instituti bëri të ditur se do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi, erë e lehtë dhe lokalisht e fortë.


