Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që edhe të premten në Kosovë të ketë mot të ftohtë.
Sipas IHK-së temperaturat minimale do të shkojnë deri në -8 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale deri në -3 gradë celsius.
“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHK-së.