KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mospajtime në kampin opozitar, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme
Politikë

Mospajtime në kampin opozitar, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

Kosova News
Kosova News 21:54 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.

“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese, të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamentare dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha, për RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, Lekaj  ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurti o ka don me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po don me hedh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet, por ky është qëndrimi i Aleancës”.

Ndryshe, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.

Hardinaj e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.

Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Ai theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.

“Ai nuk është i sinqertë. E ka gradën më të lartë të mashtruesit. Është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues. Sot Kurti po e shkatërron PDK-në. Po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet, ndaras nga pjesa tjetër e opozitës”, tha kreu i AAK-së.

Haradinaj – PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë, kështu bëri me LDK-në

Gjithashtu lexoni:

Lëshohet urdhërarrest vendor e ndërkombëtar ndaj kryeterroristit Radojiçiq

A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?

Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë
16:31 -18/06/2025
Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari
16:25 -18/06/2025
Lëshohet urdhërarrest vendor e ndërkombëtar ndaj kryeterroristit Radojiçiq
16:11 -18/06/2025
A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?
16:02 -18/06/2025
Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë
15:50 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?