KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi thotë se këtë mesazh Brnabiq ua dha shqiptarëve të Luginës
Politikë

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi thotë se këtë mesazh Brnabiq ua dha shqiptarëve të Luginës

Kosova News
Kosova News 15:19 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, të bërë të martën në Forumin e Bledit në Slloveni.

Ai ka interpretuar fjalët e Brnabiq, duke thënë se mesazhi që e njëjta ua ka dërguar shqiptarëve të Luginës së Preshevës është “mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”.

Kamberi tutje ka thënë se sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa serbët në Kosovë jo.

“Është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Brnabiq, paska thënë se ‘shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush’. Faktet flasin diçka tjetër.  Vetëm në perudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë”.

Ai ka rikujtuar se qindra shqiptarë tjerë janë keqtrajtuar, rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush.

“Më 2003, më 2009, me qëllim të krijimit të situatës së pasigurisë së përgjithshme, nën akuzat e rrejshme për “terrorizëm e krime lufte” janë arrestuar dhjetra shqiptarë, të cilët, pas mbajtjes në parabugim me muaj e vite janë liruar të pafajshme. E vrasja e Dashhnim Hajrullahut si të cilësohet? Ndaj shumë të rinjve janë ngritur procedura penale, për shkak të përdorimit të simbolit kombëtar. Ata janë detyruar ta braktisin Luginën”.

Kamberi gjithashtu është shprehur se të gjithë drejtuesit institucionalë dhe politikë janë të dënuar nga gjykatat serbe, për shkak të përdorimit publik të simbolit kombëtar me rastin e Festës së Flamurit.

“Kur jemi te të drejtat që garantohen edhe gëzohen, situata është krejtësisht tjetër nga ajo që pretendon Brnabiq. Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar. Serbia është vendi me pjesmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimarrje, për shkak të politikave dikriminuese që me decenie po zbatohen”.

“Në administratën shtetërore, institucionet publike, organizatat me interes të veçantë për qytetarët pjesmarrja e shqiptarëve është ose simbolike ose janë fare të pastruara nga shqiptarët. Gjyqësori, kadasri, inspekcionet republikane, dogana, shërbimi i të ardhurave, hekurudha, elektrodistribucioni dhe shëndetësia, janë shembujt më drastik të këtij diskriminimi në përfaqësim. Është krejtësisht e kundërta me atë që Kosova dhe Kushtetuta e saj garanton dhe realizon për pakicat, sidomos për serbët”.

Në fund, Kamberi ka përmendur se serbët në Kosovë kanë 10 vende të garantuara në Parlament, dy ministri, përfaqësim të garantuar në gjyqësor prej gjykatave themelore deri te ajo kushtetuese.

Ndërsa, shqiptarët (edhe pakicat tjera) në Serbi duhet të luftojnë bashkë me partitë serbe për një vend në parlament, janë të privuar nga e drejta e përfaqësimit të barabartë e proporcional në gjyqësor, polici dhe të gjitha institucionet e shtetit.

“Por, është e njëjta Serbi e cila po udhëhiqet me logjikën e vjetër, që pakicat, sidomos shqiptarët i sheh si ‘armik të shtetit’. E njëjta Serbi që në territorin e vet pengon integrimin e barabartë dhe poporcional të pakicave, në Kosovë i detyroi serbët të dalin nga institucionet. Shqiptarët në Serbi, prej përfundimit të konfliktit të armatosur, më 2001, kanë punuar bashkë me ndërkombëtarët dhe qeverinë në Beograd, për të tejkaluar problemet. Në këtë proces politik edhe kanë arritur tre marrëveshje të nënshkruara me qeverinë qendrore 2001, 2009 dhe 2013”.

“Në jetën e përditshme, për çdo ditë përballen me gjuhën e urrejtjes, racizëm e ksenofobi. As edhe një herë të vetme nuk kanë sulmuar organet e rendit apo vendour dhe nuk kan vendosur barrikada për të penguar qarkullimin e lirë. Ndoshta edhe kjo është problem më vete. Bashkësia ndërkombëtare në vend që të punojë në prevencion të konflikteve vrapon pas shuarjeve të zjarreve”.

“Nga ana tjetër, serbët në Kosovë, kanë përdorur të githa mjetet, prej atyre politike (bojkotit të zgjedhjeve) deri te slumet kundër pjesëtarëve të organeve të rendit dhe vetë ushtarëve të KFOR-it, për të destablizuar veriun e Kosovës. Qëllimi destabilizues është pasojë e filozofisë politike të projektit ‘Bota serbe’. Serbia po punon të kontrollojë gjithë serbët në rajon, jo për të ndikuar në ngritjen e raporteve me ato shtete, përkundrazi për të dëshmuar fuqinë e vet destabiizuese në mbarë Ballkanin perëndimorë. Qëllim destruktiv me pasoja destabilizuese”

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Kosova News 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?