Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj policëve A.Sh. dhe S.K., për veprën penale marrje ryshfeti.
Dy të pandehurit, me qëllim të përfitimit ilegal, më njëzet prill dymijenjëzetepesë në Poterq të Klinës, kanë ndaluar një ngasës automjeti për tejkalim shpejtësie dhe duke mos dashur t’i shqiptojnë gjobë për shkelje të ligjit të trafikut rrugor, i kishin kërkuar që njëzet euro t’i dërgojë në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari, punëtor i pompës së derivateve, më pas kartëmonedhën e parave ia kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh.
Me këto veprime ekziston dyshimi se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.