KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Politikë

Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:22 -23/01/2025
Shpërndaje
EP Plenary session - EU-Russia relations, European security and Russia's military threat against Ukraine 9th parliamentary term [14157] EU - Russia [9982] EU - Ukraine [10039] LOISEAU, Nathalie (Renew, FR) [14390] Strasbourg [4228] plenary session [13331]
Shpërndaje

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM), Nathalie Loiseau në një intervistë për Telegrafin ka folur për procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Loiseau ka ndarë pikëpamjet e saja edhe për fushatën zgjedhore dhe raportimin e mediave në këtë rast.

Ajo ka theksuar se Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve përfshin një ekip të përkushtuar monitorues të medias që ekzaminon nga afër një mostër të mbulimit të mediave transmetuese gjatë fushatës zgjedhore.

“Fokusi ynë është në vlerësimin nëse media i ofron elektoratit informacion adekuat dhe mbulim të drejtë të të gjithë aktorëve të zgjedhjeve, duke përfshirë partitë politike, kandidatët dhe qeverinë”, ka deklaruar Loiseau.

Loiseau ka shtuar se për të arritur këtë vlerësim do të analizojnë një mostër përfaqësuese të mediave transmetuese dhe online, duke përfshirë kanalet televizive në gjuhën serbe.

“Analiza jonë është sasiore dhe cilësore, duke vlerësuar kohën dhe tonin e programeve që u ndahen aktorëve politikë. Kjo na ndihmon të vlerësojmë nëse media synon mbulim të balancuar dhe i siguron elektoratit informacion të mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të informuara. Gjetjet do të jenë pjesë përbërëse e vlerësimit tonë përfundimtar, pasi mbulimi mediatik i fushatës luan një rol kryesor në transparencën dhe drejtësinë në procesin zgjedhor”, ka deklaruar Loiseau.

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka shprehur shqetësimin e saj edhe për situatën e krijuar në Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Si pjesë e kësaj, ne po e përcjellim nga afër edhe situatën e KPM-së, e cila aktualisht është e paqartë. Jemi duke e vlerësuar situatën dhe nëse ka implikime në procesin zgjedhor”, tha ajo.

Nathalie Loiseau, gjithashtu bëri të ditur se përveç monitorimit të mediave në aspektin e raportimit për fushatën zgjedhore, Misioni i BE-së do të monitorj edhe qështjen e keqinformimit, propagandës dhe dezinformatave.

“Natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm për keqpërdorimin e mundshëm të mediave sociale, veçanërisht rreth zgjedhjeve. Kjo është një çështje që prek shoqëritë kudo, jo vetëm në Evropë apo Kosovë. Misioni (EU EOM) I BE-së ka një ekip të përkushtuar ndaj mediave sociale që monitoron përmbajtjen që vijnë nga burime të ndryshme, si nga komunitetet shumicë ashtu edhe nga ato joshumicë”, ka deklaruar Loiseau.

Loiseau ka shtuar se përveç dezinformatave dhe keqinformimimit, po monitorojnë edhe gjuhën nxitëse dhe nënçmuese dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe portretizimin në rrjetet sociale të grave, personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve LGBTQ në kontekst të zgjedhjeve. 

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 23/01/2025 23/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?