KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Momentumi për njohje reciproke, kërkohet të shfrytëzohet situata për arritjen e marrëveshjes finale
Politikë

​Momentumi për njohje reciproke, kërkohet të shfrytëzohet situata për arritjen e marrëveshjes finale

Kosova News
Kosova News 10:42 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht mundësive që javën e ardhshme të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të shfrytëzojë krijimin e momentumit ndërkombëtar për njohje reciproke dhe të arrijë progres drejt marrëveshjes përfundimtare me fqinjin verior. Mirëpo, në partinë në pushtet, Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ akuzojnë Serbinë se po zvarrit qëllimshëm dialogun.

Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se dialogu i nivelit të lartë politik duhet të ketë një dinamikë të shtuar, sidomos, siç potencon pas kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz se marrëveshja duhet të përmbajë njohjen reciproke dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian.

“Dialogu i nivelit të lart ka një ngecje, por është e rëndësishme që Kosova mos të jetë pala bllokuese në këtë proces dhe mos të jetë pala refuzuese për takime. Nga deklarimet është parë se Kosova është e gatshme të merr pjesë në takime, ka disa propozime. Po ashtu, edhe kërkesa për progres është e mirëseardhur, kur përmendet se epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke…Do të ketë një dinamikë të shtuar dhe kërkesë nga dy palët që të ulen në tavolinë. Tash me këto deklarime edhe nga Gjermania, rezolutën e Parlamentin Evropian dhe deklaratat e ShBA-së, Kosova e ka një levë të fuqishme në dialog, pasi njohja është tashmë pjesë e diskursit publik”, thotë ai.

Intensitet më të madh në dialog me Serbinë kërkon edhe deputetja opozitare e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, megjithëse, shprehet kritike për qasjen e deritanishme të palës kosovare.

“Deri tani kemi pasur dialog teknik, s’kemi pasur dialog serioz. Sa i përket çështjes së dialogut s’ka pasur transparencë. Takimet që i ka pasur Zyra e Kryeministrit i kemi marrë vesh vetëm përmes mediave, s’jemi njoftuar si deputet dhe si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Gjithashtu, ftesës për me ditë se çka po ndodh me politikën e jashtme nuk i kanë përgjigj as ministrja e Punëve të Jashtme. Ndërsa zëvendëskryeministri sa herë ka ardhur nuk na ka jep diçka të qartë diçka që ka të bëjë me çështjen e dialogut”, thekson ajo.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se taktika e vetme e Serbisë është zvarritja e dialogut.

Ai shton se kjo lojë e Serbisë po mbaron si kapitull. Sipas tij, aleatët ndërkombëtar e kanë të qartë tanimë se Serbia s’ka vullnet për të ecur përpara.

“(Zvarritja) është taktika e vetme që ka përdorur Serbia, blerje kohë. Por unë mendoj se kjo më po mbaron si kapitull, edhe Brukseli, edhe Berlini dhe Uashingtoni e kanë të qartë se Serbia s’ka vullnet politik për të ecur përpara drejtë transformimit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë një lojë dhe deri tani ky vullnet politik mungon. Ndërsa qëndrimet e Serbisë janë krejt tjera prej asaj që është folur dhe premtuar qofshin ato bilaterale dhe brenda kornizave të dialogut”, deklaron ai.

Javën e ardhshme është paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke aloduar në ujdinë për energjinë në veri të Kosovës.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje kërkoi kujdes në deklarata lidhur me mundësitë e arritjes së ndonjë marrëveshje me Serbinë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

TAGGED: Dialogu, marreveshja, njohesit
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?