KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Momenti kur Policia e Kosovës gjuhet me armë në Bërnjak
Siguri

Momenti kur Policia e Kosovës gjuhet me armë në Bërnjak

Kosova News
Kosova News 08:48 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një video ku dëgjohet teksa gjuhet me armë Policia e Kosovës mbrëmjen e së dielës në veri, është publikuar sot në orët e mëngjesit.

Në video të publikuar nga KOHA, dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.

Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të saj në veri.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë sipas vendimit për reciprocitet të Kosovës, janë lëshuar dokumentet e para për hyrje-dalje.

Gjithashtu lexoni:

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Kundërsulm i menjëhershëm, Irani godet Izraelin me raketa – panikohen izraelitët

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore
17:56 -15/06/2025
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”
17:19 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?