Tre minuta e 59 sekonda pasi u ngrit nga baza e saj në Boca Chica, Teksas, raketa Starship e SpaceX, më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu në ajër.
Ishte fluturimi i parë provë për anijen kozmike që synon të dërgojë astronautë në Hënë, Mars dhe më gjerë.
Raketa gjigante u ngrit me sukses në orën 8:33 të mëngjesit me orën qendrore (13:33 GMT) nga Starbase, porti kozmik privat i SpaceX në Boca Chica, Teksas.
Kapsula Starship ishte planifikuar të ndahej nga përforcuesi i raketës së fazës së parë tre minuta pas fluturimit, por ndarja nuk ndodhi dhe raketa shpërtheu.
“Sikur testi i fluturimit të mos ishte mjaftueshëm emocionues, Starship iu nënshtrua një çmontimi të shpejtë të paplanifikuar përpara ndarjes në fazë”, shkroi SpaceX në Twitter.
Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të përfundonte testin e plotë të fluturimit, SpaceX e shpalli atë një sukses.
“Ne e pastruam kullën, e cila ishte shpresa jonë e vetme,” tha Kate Tice, një inxhiniere e sistemeve të cilësisë për SpaceX.
“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX duket ta bëjë jetën shumëplanetare,” shkroi SpaceX në Twitter.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka zgjedhur anijen kozmike Starship për të transportuar astronautët në Hënë në fund të vitit 2025, një mision i njohur si Artemis III, për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo në 1972.