KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mobilizimi i ushtrisë serbe”, KFOR-i: Do të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti
Siguri

“Mobilizimi i ushtrisë serbe”, KFOR-i: Do të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

Kosova News
Kosova News 19:42 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot ka deklaruar se me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ushtria serbe është në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë.

E në lidhje me këtë çështje, KFOR-i ka bërë të ditur se është duke monitoruar situatën në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale nga Serbia.

Në një përgjigje për lajmi.net, KFOR ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigje.

Tutje, KFOR ka bërë të ditur se janë të përgatitur për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti në vend.

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes. Në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, kanë deklaruar nga KFOR-i.

Në fund, KFOR ka deklaruar se palët duhet të shmangin veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kishin kërkuar nga Qeveria e Kosovës që afati për zëvendësimin e targave ilegale në Kosovë të shtyhet për 12 muaj, por që nga Qeveria kanë vendosur masa të reja rreth targave.

Sipas vendimit të ri, duke nisur nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masa të qortimit, ndërsa nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë masa të gjobitjes. Nga ajo datë, parashihet të ketë targa provuese deri më 21 prill, prej kur më nuk do të ketë targa ilegale fare në qarkullim.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Kosova News 02/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?