Atletet e bardha janë ndër më të preferuarat gjatë gjithë vitit, duken bukur në këmbë dhe kombinohen me pothuajse çdo stil veshjeje
Ajo që nuk na pëlqen është mirëmbajtja dhe pastrimi i tyre, pasi ndoten shumë shpejt dhe humbasin pamjen e pastër kur mbulohen nga pluhuri apo baltë.
Për të ndihmuar ndjekësit e saj me pastrimin e atleteve të bardha, e njohura Shantal Mila ka ndarë një truk të thjeshtë që ua rikthen shkëlqimin dhe bardhësinë e parë.
Ja çfarë ju nevojitet për të përgatitur pastën pastruese:
• 2 lugë sodë buke
• 2 lugë detergjent për enë
• 1 lugë pastë dhëmbësh
Me një furçë të butë, aplikojeni përzierjen mbi atletet dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas, vendosini në rrobalarëse dhe lajeni me një program të butë.
Lërini të thahen në ajër, por shmangni ekspozimin direkt në diell.
Atletet do të jenë sërish të bardha dhe të pastra, sikur i keni blerë sapo nga dyqani!
Nëse atletet tuaja nuk lejojnë larje në rrobalarëse, mund ta aplikoni pastën me furçë dhe ta fshini me një leckë mikrofibre.
Shantal këshillon që gjithmonë ta testoni më parë përzierjen në një pjesë të brendshme të atletes, për t’u siguruar që materiali nuk dëmtohet.