Një person është arrestuar në Mitrovicë, për shkak se ka kërcënuar dy zyrtarë policorë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti kishte ndodhur pasi që policët i kanë shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarit.
PK-ja njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
KANOSJE
Mitrovicë Jug 20.11.2022 – 19:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt


