KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Misioni nëntëmujor, ShBA-ja dërgon 300 ushtarë për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës
Siguri

Misioni nëntëmujor, ShBA-ja dërgon 300 ushtarë për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:39 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 300 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Indianas do të vijnë në Kosovë në një mision nëntëmujor me fokus garantimin e sigurisë për kosovarët.

Sipas “The Times”, bëhet fjalë për një ekip luftarak që i përket brigadës së këmbësorisë, i cili është nisur të shtunën nga ShBA-ja dhe është ndalur fillimisht në Gjermani, para se të vazhdojë për Kosovë.

Kur trupat të zbarkojnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do ta drejtojnë Komandën Rajonale-Lindje nën autoritetin e NATO-s.

“Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta, dhe se qëllimi ynë i përbashkët për shtete të pavarura, multietnike me shoqëri që bashkëjetojnë në paqe në Ballkanin Perëndimor është realizuar”, ka thënë gjeneralmajori Dale Lyles.

“Dërgimi i trupave tanë demonstron vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur sovranitetin e kombeve të lira dhe demokratike siç është Kosova”, shtoi ai.

Ky është rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të ShBA-së që dërgohen në bazën në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Trupa nga Polonia, Zvicra, Letonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Hungaria dhe Italia po ashtu shërbejnë në Komandën Rajonale – Lindje në Kosovë që prej përfundimit të luftës.

Aktualisht, 635 trupa amerikane shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita duhet ta respektojë procedurën

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?