Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq deklaroi se nuk ka asnjë provë që klienti i tij ka kryer krime.
Mishetiq tha se Thaçi nuk ka dorë as në hartimin e shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënën se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai.
Mishetiq akuzoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar se ka premtuar shumë, por që nuk ka gjetur prova për asnjë prej petendimeve të tyre.


