KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Mirëpritet rezoluta e PE-së, konsiderohet ndryshim pozitiv ndaj Kosovës, por kërkohen edhe veprime konkrete
Politikë

​Mirëpritet rezoluta e PE-së, konsiderohet ndryshim pozitiv ndaj Kosovës, por kërkohen edhe veprime konkrete

Kosova News
Kosova News 17:15 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Miratimi i rezolutës nga Parlamenti Evropian, ku theksohet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë me njohje reciproke po mirëpritet në Kosovë.

Njohës të integrimit evropian, por edhe deputetë të partive opozitare e vlerësojnë si pozitive miratimin e rezolutës, por kërkojnë edhe veprime konkrete, sidomos në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se për herë të parë në formë të shkruar nga një institucion i BE-së, po kërkohet që njohja reciproke të jetë kyçe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

“Më në fund një dokument zyrtar i Bashkimit Evropian, këtë rast i Parlamentit Evropian, njëri nga institucionet më kredibile të BE-së ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohjen reciproke. Pra për herë të parë thuhet në një dokument zyrtar, e dyta, po ashtu ka kërkuar që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave. Mos të harrojmë se Parlamenti Evropian është njëri nga institucionet që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimisht bën thirrje për pesë vendet e BE-së që se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur”, thotë ai.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se kërkesa e Parlamentit Evropian për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur.

Por, konform miratimit të kësaj rezolute, deputetja opozitare, shton se duhen veprime konkrete nga BE-ja.

“Natyrisht se është i mirëpritur sepse rikonfirmohet nevoja e Kosovës që të ketë liberalizim të vizave, po ashtu flet për vullnetin e Parlamentit Evropian që ky proces tashmë të marrë një epilog. Ju e dini se ka disa vite që Kosova është në pritje të një vendimi për lëvizjen e lirë, prandaj unë mirëpres këtë rikonfirmim të Parlamentit Evropian sa i përket procesit të liberalizimit. Po ashtu edhe çështjen e marrëveshjes finale (me Serbinë) me njohje të ndërsjellët. Por, pres që konform këtij votimi ne të kemi edhe konkretizim të qëndrimit sa i përket lëvizjes së lirë”, thekson Deliu-Kodra.

Arifi miratimin e rezolutës e konsideron edhe si ndryshim pozitiv të qasjes së BE-së ndaj Kosovës.

“Kjo na jep një përgjigje se momentumi politik apo narracioni i tregimit të Kosovës në BE po ndryshon në formën pozitive. Po kërkohet që dialogu të përfundojë, por me njohje reciproke. Kjo po dëshmon se brenda BE-së, vendet në BE kanë filluar të vetëdijesohen për këtë problem”, shton ai.

Parlamenti Evropian sot miratoi raportet për Kosovën dhe Serbinë, mes tjerash aty theksohet edhe perspektiva e tyre evropiane./kp/

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

TAGGED: ndryshimi, rezoluta, vleresimet
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?