Me 68 vota për dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligji për pagat në sektorin publik.
Gjatë votimit, në seancë të pranishëm ishin edhe disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së të cilët votuan pro projektligjit.
Ndërkaq votimi i projektligjit në fjalë, u bojkotua nga LDK-ja, raporton KosovaNews.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.
“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.