KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Ligji i ri për Konfliktet Administrative
Politikë

Miratohet Ligji i ri për Konfliktet Administrative

Kosova News
Kosova News 13:16 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është miratuar Ligji për Konfliktet Administrative.

Ky Ligj përcakton parimet, rregullat dhe procedurën e gjykimit të konflikteve administrative, konflikte këto që ngritën ndaj organeve publike si pasojë e veprimeve ose mos-veprimeve të tyre gjatë procedurës administrative.

Efikasiteti i gjyqësorit duke i gjykuar këto raste në kohë të arsyeshme dhe mbrojtja e duhur gjyqësore e të drejtave të tjera të palëve, janë qëllimet thelbësore të këtij Ligji.

Disa prej risive që Ligji parasheh në raport me Ligjin e kaluar janë:

Mundësia për Gjykatën për zhvillimin e procedurës me shkrim, pa prezencën e palëve, në raste të caktuara.

Zgjerimi dhe konkretizimi i llojit të padive me të cilat mund të iniciohet një konflikt administrativ.

Afate ligjore më të shkurta dhe veprime tjera që mundësojnë zgjidhjen efikase të rasteve nga Gjykata.

Ndalimi i kthimit të lëndëve gjyqësore në rishqyrtim dhe rivendosje në organet publike.

Limitimi i rasteve të kthimit në rishqyrtim dhe rivendosje nga gjykata e shkallës së dytë në gjykatën e shkallës së parë.

Mundësimi i komunikimit elektronik dhe mbajtjen e seancave në distancë kur të krijohen kushtet në të ardhmen.

Përcaktimi në mënyrë të veçantë i kompetencës së Gjykatës për shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve nënligjore të organeve publike.

Rregullimi ligjor i parimit që shpenzimet barten nga pala që humb konfliktin administrativ.

Rregullimi i procedurës së ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, duke përfshirë edhe fuqinë ligjore që do ta kenë gjyqtarët për të shqiptuar gjoba ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Ky Ligj do të hyj në fuqi 1 vit pas publikimit në Gazetë Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke mundësuar kështu një periudhë të përshtatshme përgatitore për trajnimin e gjyqtarëve, avokatëve dhe profesionistëve tjerë ligjorë për zbatimin e këtij Ligji.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të themeloj gjithashtu gjatë vitit të ardhshëm Gjykatën Administrative, si pjesa tjetër e reformës së Qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtësinë administrative.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?