Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e sotëm të Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, ka folur për sektorin e energjetikës, teknologjisë së informacionit.
Sipas saj, raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 liston një sërë arritjesh në fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit të shërbimeve postare.
“Kosova ka bërë përparim në sektorin e energjisë duke përfshirë këtu edhe miratimin e strategjisë së energjisë. Në maj të vitit 2023 Kosova ka lansuar ankandin e parë për 100 MW për energji solare, ka pasur rritje të investimeve në BRE dhe shumë projekte të BRE-ve me erë dhe energji solare, tanimë të planifikuar”, ka deklaruar Rizvanolli.
Tutje, ajo foli për investime në sektorin e energjisë, në ndërtesa publike dhe rezidenciale, në përputhje me pakon në përkrahjen të sektorit të energjisë, etj.


