KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: U bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë të ndalin dhe të ndëshkojnë keqpërdoruesit e teksteve shkollore
Arsim

Ministrja Nagavci: U bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë të ndalin dhe të ndëshkojnë keqpërdoruesit e teksteve shkollore

Kosova News
Kosova News 19:17 -07/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas publikimit të raporti të auditorit, i cili ka gjetur shumë shkelje, ka reaguar ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Nagavci, në një postim të saj në Facebook, ka theksuar se beteja për tekstet shkollore nuk do të ndalet dhe do të ndiqen të gjithë ata që kanë bërë dallavere me tekste dhe e kanë shndërruar botimin e teksteve shkollore në përfitim ilegal për grupe të ndryshme të interesit.

“Beteja me keqpërdorues në proces të përzgjedhjes dhe botimit të teksteve shkollore nuk do të ndalet. Hap pas hapi, deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe shpërdorimeve drejt qëllimit të përbashkët për tekste shkollore më cilësore.

Si përgjigje të shpejtë, kam kërkuar auditim të brendshëm mbi kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, procedurat e vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve mësimore deri në procesin final të botimit të këtyre teksteve”, ka theksuar ministrja.

Ajo ka theksuar se gjetjet përbëjnë shqetësim për të, pasi janë gjetur shumë parregullsi, ligjore dhe profesionale, prandaj ato i ka dorëzuar te Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës. Sipas saj, është përgjegjësi e organeve të drejtësisë të ndëshkojë keqpërdoruesit.

“Gjetjet e Auditorit janë shqetësuese! Vlerësimi i teksteve të reja shkollore, të hartuara dhe të botuara për vitet 2018-2019, është zhvilluar me shumë parregullsi ligjore, administrative e profesionale. Menjëherë, më 01 korrik 2022, këto gjetje i kam dorëzuar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.

Shndërrimi i botimit të teksteve shkollore në mundësi përfitimi ilegal për grupe të ndryshme të interesit ka ndikuar negativisht në tërësi procesin dhe cilësinë e teksteve shkollore. I bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit.

Keqpërdorimet nuk mund të ngelin të pandëshkuara. Keqpërdorimet në arsim kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe në veçanti e organeve të drejtësisë.

E keqja duhet të ndalet!”, ka theksuar ministrja Nagavci/Kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq

Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

TAGGED: Auditori, Prokuroria, tekstet
Kosova News 07/07/2022 07/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?