Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot nënshkroi vendimin për “Shkencëtarin e vitit 2022” ku këtë vit është zgjedhur Valbonë Mehmeti.
Nagavci bën të ditur se Mehmeti është Doktore e shkencave të Kimisë dhe asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës.
Ajo është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive.
Ministrja Nagavci tha se MASHTI do të vazhdojë të avancojë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuese e rëndësishme e shkencës në botë.