KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Kthimi në ENQA dhe EQAR garanton cilësi në arsimin e lartë
Arsim

Ministrja Nagavci: Kthimi në ENQA dhe EQAR garanton cilësi në arsimin e lartë

Kosova News
Kosova News 19:19 -16/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci, është takuar gjatë ditës me presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich, dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tück.

Pas takimit, ministrja ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), për çka edhe është përgëzuar nga përfaqësuesit e EQAR-it, të cilët gjatë vizitës në Kosovë janë takuar me aktorë të rëndësishëm të arsimit të lartë.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, ka theksuar se MAShTI ka garantuar pavarësi të plotë institucionale dhe ka dorëzuar në Kuvend Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, ku janë marrë parasysh mendimet e të gjithë hisedarëve, është siguruar buxheti i mjaftueshëm dhe objekti modern për AKA, si dhe janë hequr të gjitha pengesat për zhvillimin e kësaj Agjencie.

Nagavci, po ashtu, ka thënë se rikthimi i AKA në ENQA dhe EQAR është i rëndësishëm, sepse garanton mobilitetin e studentëve si një nga parimet fundamentale të sistemit të Bolonjës, por edhe vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

Ajo ka falenderuar përfaqësuesit e EQAR-it për vizitën, mbështetjen e ofruar, komentet në lidhje me Ligjin për AKA dhe vlerësimin e punës që është bërë nga institucionet e Kosovës në këtë drejtim.

Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për veprimet që ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve për rikthimin e Kosovës në ENQA dhe EQAR. Dittrich tha se Kosova ka bërë një progres enorm dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për arsimin e lartë, por edhe për të ardhmen e vendit pasi Kosova ka një popullsi me moshë të re.

Gjithashtu lexoni:

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Kosova News 16/06/2022 16/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?