KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës
Politikë

Ministrja Haxhiu: Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës

Kosova News
Kosova News 12:26 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kritikave të opozitës për propozim-amandamentet Kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, u ka dhënë një kundërpërgjigje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se këto amandamente kushtetuese janë një nga reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione dhe pavarësinë e drejtësisë.

“Vettingu ka qenë një nga zotimet tona kryesore dhe për të ardh deri këtu nuk ka qenë shumë e lehtë sepse gjatë gjithë kësaj kohe jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, sfida këto që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reformë të rëndësishme. Kemi qenë këmbëngulës në synimet tona për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës dhe për të përmbushur secilin zotim që kemi dhënë para qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

“Në mars të vitit 2021, kam pranuar detyrën e ministres së Drejtësisë dhe menjëherë në prill të po atij viti kam themeluar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për vettingun në sistemin e drejtësisë… Është e vërtetë që edhe koncept-dokumentin edhe amandamentet kushtetuese i kemi dërguar në Komisionin e Venecias sepse qëllimi ka qenë që ta njoftojmë Komisionin e Venecias për problemet me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë, sfidat të cilat ne i kemi… Në qershor të vitit 2022, pas tetë muajve kemi pranuar opinionin e Komisionit të Venecias me ç’rast rekomandoi që vettingu në sistemin e drejtësisë të nisë nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë..”,  shtoi ministrja.

Haxhiu ka falënderuar kryetarin e Komisionit Ad-Hoc, Kujtim Shala, dhe të gjithë anëtarët e komisionit për bashkëpunimin, angazhimin dhe mbështetjen në procedimin e amandamenteve kushtetuese.

Sa i përket çështjes së integritetit, Haxhiu thotë se kriteri integritet i cenueshëm nuk ka kaluar për arsye se Gjykata e konsideron të paqartë dhe të paparashikueshëm.

“Në plan të parë konsideroj që është pozitive sepse po nënkupton që integriteti apo mungesa e tij mund të definohet me ligj”.

Ajo theksoi se Vettingu, amandamanetet Kushtetuese nuk janë e vetmja reformë për të cilën po punon ministria e Drejtësisë.

“Reforma tjetër është ajo në Këshillin Prokurorial që është reformë po aq e rëndësishme… dhe po punojmë edhe në zbatimin e deklaratës së zotimeve, në qershor të këtij viti Qeveria pret që t’i procedojë të gjitha ndryshimet që ndërlidhen me pjesën e dytë të reformës që ka të bëjë me fuqizimin e mekanizmave të brendshëm, integritetit, disiplinës. Reforma po bëhet në disa nivele, dhe konsideroj që në këtë drejtim jemi në rrugë të mbarë”, u shpreh ministrja e këtij dikasteri.

Sipas Haxhiut, Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës.

“Vettingu është kushti që sistemi i drejtësisë apo në sistemin e drejtësisë të kemi prokurorë me integritet të lartë, moral dhe profesional. Vettingu është rruga përmes së cilës mund të sigurohemi që gjykata dhe prokuroritë veprojnë vetëm në përputhje me mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor dhe pa u ndikuar nga kushdo qoftë. Vetingu është mundësia për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Ju ftoj që të jemi të unifikuar për këtë reformë dhe të kontribuoni që këto amandamente kushtetuese të kalojnë”, shtoi ajo.

Lekaj: AAK-ja mbështet Propozim-amendamentet Kushtetuese për Vetingun, s’mund të kalojnë pa Listën serbe
Rrustemi: ‘Vettingu’ nuk ka alternativë

Gjithashtu lexoni:

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?