Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot njoftoi se e ka paditur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shpifje.
Ndërkohë menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu duke thënë se deputetja e PDK-së Blerta Deliu e paska paditur për të vërtetën dhe se për këtë i vie shumë mirë.
Ministrja Haxhiu ka thënë se do ta bëjnë publik raportin financiar i cili dëshmon që e znj.Blerta Deliu ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.
Ministrja e Drejtësisë ka thën se veprimi më i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm znj.Deliu. Ministrja Haxhiu kishte kërkuar shkarkimin e deputetes së PDK-së nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, që funksionon në kuadër të ministrisë, me arsyetimin se kishte munguar shumë herë. Përkundër që s’ka marr pjesë në mbledhje, sipas Haxhiut, Deliu-Kodra ishte kompensuar për to me.