Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është krijuar reciprociteti mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale
Ministrja Haxhiu me këtë rast ka thënë se vendimet e lëshuara nga gjykatat e vendit tonë në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas.
“🇽🇰🇲🇪Krijohet reciprocitet në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.
Nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë.”, ka shkruar Haxhiu në një postim në facebook.


