Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa është paraqitur me një video-selfie.
Ministrja ka njoftuar se në Kuvend do të votohen disa ndryshime në Kodin Penal dhe se për këtë kërkon përkrahjen e të gjithë deputetëve.
Haxhiu ka dhënë detaje në adresimin e saj se për cilat ndryshime bëhet fjalë.


